TURPSHËM mb.

  • 1. Që turbullohet e hutohet shpejt, nga diçka e pahijshme a e pandershme, që turpërohet shumë; që druan shumë përpara të tjerëve; që ka turp, që nuk ka guxim, i druajtur; që shpreh turp. Djalë i turpshëm. Vajzë e turpshme. Fëmijë të turpshëm. Vështrim i turpshëm.
  • 2. Që është i ulët dhe i pandershëm, që të ngjall përbuzje, që është në kundërshtim me moralin dhe me normat e shoqërisë; që të bën me turp, që të nxin faqen; që është për turp, që mbaron me turp. Fjalë të turpshme. Punë të turpshme. Sjellje e turpshme. Tërheqje e turpshme. Vdekje e turpshme. Njollë e turpshme.