ULËRIJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Nxjerr një britmë të zgjatur, therëse e vajtuese, angullin fort (për ujkun, qenin e për disa kafshë të tjera). Ulërin ujku (qeni). Ulërin fort.
  • 2. Nxjerr një britmë të zgjatur; lëshoj një klithmë të fortë kur më ndodh një fatkeqësi ose kur kam një dhembje shumë të madhe; qaj me zë të lartë. Ulëriu fort. Ulërin nga dhembja. Qante e ulërinte.
  • 3. Bërtas me të madhe; flas me zë të lartë e të çjerrë; flas ose shkruaj shumë për diçka, bëj zhurmë të madhe; çirrem.
  • 4. vet. veta III. Nxjerr një zhurmë të fortë e të zgjatur të ngjashme me ulërimën e ujkut (për disa sende a dukuri). Ulërinte lokomotiva (sirena). Ulërin era (tufani).