URBANISTIKË f.

  • 1. Teoria dhe praktika e ndërtimit dhe e rregullimit të qyteteve sipas një plani të caktuar, me synime të afërta e të largëta, për të krijuar kushte të përshtatshme për jetesë dhe për punë në përputhje me kërkesat e sistemit ekonomik e shoqëror. Urbanistika socialiste. Detyrat (problemet) e urbanistikës. Zhvillimi i urbanistikës. Drejtoria (zyra) e urbanistikës.
  • 2. Sistemi i ndërtimit dhe i rregullimit të një qyteti: Urbanistika e qytetit.