vijë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonivijë f. sh.
- Shenjë e zgjatur nga një pikë te një tjetër, që bëhet në një sipërfaqe ose që është pjesë e një vizatimi; çdo gjë që ka trajtën e kësaj shenje. Vijë e hollë (e trashë). Vijë e shtrembër. Vijë e ndërprerë. Vijë anësore (fundore). sport. Vijat e pantallonave. Vija e flokëve. Vijat e fushës së futbollit. Vijat e forcës. fiz. Fletore me vija.
- Rrip i ngushtë ngjyre në diçka; çdo gjë që ka trajtën a pamjen e një brezi. Fustan (fanellë, shall) me vija. Qilim pa vija. Mozaik me vija.
- gjeom. Kufiri anësor i një sipërfaqeje, i cili ka vetëm përmasën e gjatësisë; shenja e këtij kufiri në një sipërfaqe; drejtëz. Vijë e drejtë (e lakuar, pingule). Vijë e thyer vijë që zgjatet në drejtime të ndryshme. Vija paralele. Heqim një vijë.
- Kufiri që ndan diçka ose që shënon caqet e një sipërfaqeje a hapësire; shenja që paraqit një kufi të tillë në hartë. Vija kufitare. Vija bregdetare.Vija detare. Vijë ndarjeje edhe fig. Vijë ujëndarëse. Vijat rrushkulluese. gjeogr. topogr. Vija e horizontit. Vija e ekuatorit. gjeogr. Vija e frontit. usht. Vija e zjarrit. usht. Vija e mbrojtjes. usht. sistem ndërtimesh e përforcimesh për mbrojtjen e pikave të zjarrit. Vija e armëpushimit (e ndalimit të zjarrit). usht.
- E thelluar e gjatë dhe e ngushtë, që hapet në tokë për të kaluar uji; rremë e vogël uji në arë etj. Vijë ujitëse (kulluese). Vijë uji. Vija e mullirit. Një vijë uji. Hapën një vijë. E zgjeruan (e thelluan) vijën. Ujitin me vija.
- Hullia e plugut, e parmendës etj. në arë. Vijat e traktorit. Bënë vijat.
- Gjurmë a shenjë që lë diçka mbi një sipërfaqe; vragë. Vijat e qerres. Vijë gjaku.
- E thelluar në trajtë vjaske në një sipërfaqe; rrudhë e ngushtë në diçka. Vijat e dorës. Vijat e ballit.
- Rrugë komunikacioni që lidh dy a më shumë vende, qendra a pika të caktuara; sistem telash a kabllosh për të përcjellë rrymën elektrike ose për lidhje telefonike e telegrafike; linjë. Vijë hekurudhore. Vijë ajrore (ujore, detare). Vijë telefonike. Vijë lundrimi.
- Varg njerëzish a sendesh njëri pas tjetrit; varg lojtarësh të caktuar me një detyrë kur luajnë me top (në një ndeshje futbolli, volejbolli etj.); rresht, kolonë. Vija e parë. Vija e sulmit. Vija e mbrojtjes. Në vijë të zhdërvjellët. usht. Në një vijë (në dy vija).
- Drejtimi i diçkaje. Vija e shikimit (e të parit). Vijë shënimi. usht. Vija e fluturimit të plumbit.
- fig. Rruga që ndjek një parti, një qeveri etj; mënyra si mendon, vepron, drejton a udhëheq ajo, mënyra si i zgjidh çështjet themelore dhe pikësynimet që ka. Vija e drejtë (parimore, oportuniste, reaksionare). Vija e përgjithshme. Vija themelore. Vija e masave.
- Vijueshmëri e rregullt e notave a e toneve në muzikë. Vija melodike (muzikore).
- përd. ndajf. Me shumicë, shumë, rrëke, çurg. I shkonte gjaku vijë.
- Varg e vijë shih te VARG,~U. E ka bërë vijë (vazhdë) diçka po e përsërit gjithnjë, e ka bërë gjë të zakonshme. I hoqi (i vuri, i futi) vijë (vizë) dikujt a diçkaje shih te VIZ/Ë,~A. Është në vijë
- a) diçka është në rregull;
- b) dikush është në rrugë të mbarë a të drejtë. E vuri në vijë (në udhë, në rrugë, në binarë) shih tek UDH/Ë,~A. Erdhi në vijë (në udhë, në rrugë, në binarë) shih tek UDH/Ë,~A. Në vijë të drejtë shih te DREJTË (i,e). Në vija të përgjithshme (kryesore, të trasha) në përgjithësi, pa hyrë në hollësira. E zhduku me një vijë (me një të rënë) pene diçka libr. e fshiu diçka me lehtësi si krejt të parëndësishme a pa vlerë, e quajti të padobishme e pa vlerë pa u menduar e pa u thelluar. Nuk i ecën kali në vijë nuk i ecën puna, nuk i shkon mbarë. E ka punën në vijë dikush e ka punën në rregull, i ecën puna. Vë (heq) vijën (shenjën) e barazimi shih te BARAZIM,~I. Në vijën e parë të luftës (të zjarrit) ballë për ballë me armikun, aty ku luftohet më shumë, në ballë të luftës. Nuk nxjerr gjë në vijë nuk ia del dot mbanë një pune, s'nxjerr gjë në krye; nuk është i zoti për diçka. Është një nga dhia, dy nga vija shih te DHI,~A. Një vijë nuk e kthen lumin prapa fj.u. shih te LUM/Ë,~I. Vija anësore zool. organ i ndijimit te peshqit e te disa kafshë të tjera të ujit, që përbëhet prej një vargu vrimëzash në anët e trupit. Vijë formuese mat. vijë nga lëvizja e së cilës krijohet një sipërfaqe. Vija e verdhë ndërt. kufiri brenda të cilit lejohen ndërtimet në një fshat a në një qytet.
|
|
|