XHAM m.

  • 1. Qelq. Xham i pathyeshëm. Xham i tejdukshëm. Xham i tretshëm qelq që tretet në ujë. Xham shishesh. Xham qumësht qelq i bardhë e i marrtë që përdoret për llamba të posaçme, për abazhurë etj. Xham me ngjyrë. Enë xhami. Rërë xhami lloj rëre e imët, që përdoret si lëndë e parë për qelqin. Thyhet si xham.
  • 2. Copë qelqi. I hyri një xham. U pre me xham.
  • 3. Fletë prej qelqi që vihet në dritare, në dollap etj. për të hyrë drita, për të parë nëpërmjet saj ose për zbukurim; fletë a copë qelqi e punuar për qëllime të ndryshme. Xham i hollë (i trashë). Xham i punuar. Xham i marrtë (qorr) xham i veshur, jo i tejdukshëm. Xham akulli fletë qelqi e marrtë, zakonisht me gdhendje të ndryshme në sipërfaqe. Xham kristali. Xham mbrojtës. Xhamat e dritareve (e dyerve). Xhamat e makinave. Fletë xhami. Derë (dollap) me xham. Tryezë me xham. Pres xhamin. Theu xhamin. Vë (heq) xhamat. Pastroj xhamin. Shikon nga xhami. Vishen (djersiten) xhamat.
  • 4. Pllakë e vogël prej qelqi, zakonisht e rrumbullakët, që vihet te syzet, tek ora etj., për të parë më mirë, për të zmadhuar ose si mbrojtëse. Xham zmadhues (optik) thjerrë. Xhamat e syzeve. Xhami i orës.
  • 5. bised. Dritare. U hap xhami. Nxjerr kokën nga xhami.
  • 6. krahin. Gotë e qelqtë, qelqe.
  • 7. bised. Pasqyrë. Duket si në xham.
  • 8. bised. Tas i thellë, zakonisht prej porcelani a prej balte. Xham me kos.
  • 9. vjet. Brumë i përgatitur me mjaltë e me sheqer të zier dhe me limontoz, që përdorej nga gratë për të hequr pushin e fytyrës e për ta bërë atë të lëmuar. Vinin xham. E bënin me xham.
  • 10. përd. mb. fig. Shumë i pastër; shumë i kthjellët; i ndritshëm. E ka (e bëri) shtëpinë xham. Qielli ishte xham. I ka sytë xham. E ka mendjen xham.
  • 11. përd. ndajf. Shumë (me mbiemra që tregojnë qartësinë ose pastërtinë e diçkaje). Xham i qartë (i kthjellët, i pastër).
  • Është prej xhami është shumë i dobët, i brishtë. Lesh xhami (qelqi) shih te LESH~I 4. Pambuk xhami (qelqi) tek. shih te PAMBUK,~U. Ujë (lëng) xhami shih tek UJ/Ë,~I. Xham vullkanik min. shkëmb mineral me ngjyrë të zezë në kafe ose i kuqërremtë në të murrme, që përdoret në prodhimin e çimentos për të rritur cilësinë e saj.