ZAKONSHËM mb.

  • 1. Që s'ka gjë të veçantë nga të tjerët, që s'dallohet a nuk shquhet prej të tjerëve nga ndonjë veçori; që haset shpesh, që është shumë i përhapur; që përdoret rëndom, i rëndomtë. Njeri i zakonshëm. Gjë e zakonshme. Çetik (laps) i zakonshëm. Ecje e zakonshme. Ngjarje (ndodhi) e zakonshme. Veshje e zakonshme. Karkaleci i zakonshëm. zool. Fjalë (shprehje) e zakonshme.
  • 2. Që bëhet sipas një plani ose një rregulli të caktuar që më parë, që kryhet ashtu rregullisht; kund. i jashtëzakonshëm. Kongres (sesion) i zakonshëm. Mbledhje e zakonshme. Leja e zakonshme.
  • 3. Që lidhet me një mënyrë sjelljeje, veprimi etj. a me diçka tjetër, e cila i është bërë shprehi dikujt; që lidhet me mënyrën e rregullt e të përditshme të jetesës e të punës së dikujt. Mori pijen (gjellën) e zakonshme. U ul në vendin e zakonshëm. U largua me buzëqeshjen e zakonshme.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.