ZBËRTHEJ kal.

  • 1. E ndaj diçka në pjesët përbërëse, shkëput njërën nga tjetra të gjitha pjesët që e përbëjnë (për një makineri, një pajisje etj.); shkul, heq diçka që është ngulur a është mbërthyer te diçka tjetër; kund. mbërthej. Zbërtheu dërrasat. E zbërtheu makinën të gjithë. Zbërtheu pushkën (mitralozin). E zbërtheu me sqepar. Armë — zbërthe! usht.
  • 2. Nxjerr a heq diçka nga vendi ku është futur, është mbërthyer a është kapur; shkopsit; kund. mbërthej. Zbërtheu rripin. Zbërtheu parashutën (çantën e shpinës). Zbërtheu kopsat. Zbërtheu xhaketën (këmishën, jakën).
  • 3. spec. Shpërbëj. Zbërthen albuminën.
  • 4. fig. Shqyrtoj një çështje, një vepër a diçka tjetër, duke e ndarë në pjesët a në elementet përbërëse dhe duke e vështruar nga të gjitha anët, për ta bërë të qartë e të kuptueshme, për të nxjerrë përfundime e detyra, për t'ua përshtatur më mirë kërkesave etj.; analizoj; shtjelloj. E zbërthyen mirë çështjen (problemin, veprën). Zbërtheu një ushtrim. Zbërthyen fjalimin (detyrat, udhëzimet, vendimet).
  • 5. fig. E bëj dikë të flasë, ia arrij që të m'i thotë të gjitha sa di për diçka a për dikë. E zbërtheu mirë (plotësisht, deri në fund).
  • 6. Heq nga zgjedha, çmbreh; kund. mbërthej. Zbërtheu qetë. I zbërtheu nga qerrja.
  • 7. krahin. Hap, çaj diçka duke e thyer; shkallmoj, bëj pjesë-pjesë, shpërthej. Zbërtheu dy vezë. I zbërtheu kokën. Zbërtheu derën. U zbërtheu muret. Ia paska zbërthyer qerren fare.
  • I zbërthen brinjët keq.
  • a) e rrahu shumë, e rrahu fort, e shqepi në dru;
  • b) e detyroi që t'i nxirrte të gjitha ç'kishte; ia zbuloi të gjitha. I zbërtheu gojën (gjuhën, dhëmbët) dikujt e bëri të fliste, e detyroi t'ia thoshte të gjitha ç'dinte.