ZBËRTHYER mb.

  • 1. Që është ndarë në pjesët përbërëse, që është zbërthyer pjesë-pjesë; që është shkulur a është hequr nga vendi ku ishte ngulur ose ishte mbërthyer; kund. i mbërthyer. Dërrasa të zbërthyera. Pjesët e zbërthyera.
  • 2. Që është nxjerrë a është hequr nga vendi ku ka qenë i futur, i mbërthyer ose i kapur; që është shkopsitur; kund. i mbërthyer. Me këllëf të zbërthyer. Me rripa të zbërthyer. Me jakë (me këmishë, me pallto) të zbërthyer.
  • 3. spec. I shpërbërë. Lëndë e zbërthyer. Molekula të zbërthyera. Albumina të zbërthyera.
  • 4. fig. Që është shqyrtuar e është ndarë në pjesët a në elementet përbërëse dhe është parë nga të gjitha anët, për ta bërë të qartë e të kuptueshme, për të nxjerrë përfundime e detyra etj.; që është analizuar. Çështjet jepen të zbërthyera.