ZBATUES m.

  • 1. Ai që zbaton, ai që vë në jetë diçka, e cila është caktuar a vendosur që më parë (një urdhër, një vendim, një detyrë etj.). Zbatues besnik (i përpiktë). Zbatues i drejtpërdrejtë. Zbatuesi i kontratës.
  • 2. Ai që vë në jetë një projekt, një program pune etj., ai që realizon një plan. Zbatues kryesor. Zbatuesi i projektit (i punimeve). Detyra (puna) e zbatuesit.

ZBATUES mb.

  • 1. Që ndjek e vë në jetë diçka, që përmbush (një vendim, një porosi etj.). Fuqi zbatuese. Roli zbatues. Pala zbatuese.
  • 2. Që vë në jetë një projekt, një grafik etj., që realizon një plan. Ndërmarrje zbatuese. Inxhinier (teknik) zbatues.
  • 3. usht. Që urdhëron zbatimin, që duhet zbatuar menjëherë. Komandë zbatuese.