ZBUKUROJ kal.

  • 1. E bëj dikë a diçka të bukur a më të bukur nga ç'është; i jap dikujt a diçkaje pamje të bukur, e bëj të bukur; stolis; kund. shëmtoj. Zbukuroi shtëpinë (dhomën). Zbukuruan sheshin (rrugën, vitrinën). Zbukuronte fytyrën. Zbukuroi nusen. E zbukuroi me lule (me sende të qëndisura, me fije ari). E zbukuroi me gdhendje. E zbukuroi me flamurë (me fotografi). Zbukuroj me laps (me bojëra). Zbukuroj me daltë.
  • 2. edhe keq. E përpunoj dhe e pasuroj, e latoj dhe e limoj, e stërholloj për ta bërë më tërheqës, më të gjallë e më shprehës (për stilin, gjuhën etj.). E ka zbukuruar gjuhën (stilin).
  • 3. fig. E paraqit dikë a diçka në një pamje më të bukur nga ç'është, duke i nxjerrë në pah anët e mira ose duke i shtuar të tjera që s'i ka dhe duke ia fshehur të metat e gabimet; e idealizoj. E zbukuroi gjendjen (realitetin). E zbukuroi me fjalë të tepërta. Zbukuronte të kaluarën.