ZDRUKTH m.

  • Vegël dore prej druri a prej metali, me një thikë të gjerë, që përdoret për pastrimin, rrafshimin e drejtimin e dërrasave e të pjesëve të tjera prej druri ose për të hapur kanale në to. Zdrukth i ngushtë. Zdrukth i trashë (tek) zdrukth që heq shtresën e parë, të trashë të drurit. Zdrukth i lakuar zdrukth që e ka fundin të lakuar. Zdrukth drejtues. Zdrukth pastrues. Zdrukth ulluk zdrukth me fund të lakuar për të bërë kanale në dërrasë. Zdrukth qorr zdrukth i ngushtë që përdoret për zdrukthimin e kanaleve. Thikë zdrukthi. Mbeturina zdrukthi. Pllakë zdrukthi pllakë e bërë me tallash. E hëngri pak me zdrukth dërrasën.
  • E futi në zdrukth dikë ia rregulloi mirë dikujt, e gdhendi. Ka zdrukth të fortë dikush. shih Ka limë të fortë dikush te LIM/Ë,~A.