zemërak
ZEMËRAK mb.
- 1. Që zemërohet shpejt e mban inat, idhnak. Njeri zemërak. Është zemërak.
- 2. Që shpreh zemërim, që nxjerr në shesh inatin. Fjalë zemërake. Qëndrim (shikim) zemërak.
- 3. fig. Që vjen me vrull e i papërmbajtur, i rrëmbyer, i egërsuar (për lumenj, përrenj etj.). Det (lumë) zemërak. Valë zemërake. Stuhi (erë) zemërake. Re zemërake.
- 4. fig. Që ka të ftohtë të hidhur; i ashpër, i egër, i hidhur (për motin, për kohën etj.). Dimër zemërak.