zemërplasur
ZEMËRPLASUR mb.
- 1. Që nuk i janë plotësuar dëshirat e zemrës, që e mundon diçka thellë në zemër, që është me zemër të plasur, i brengosur. Nënë zemërplasur.
- 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Qante me kuje, zemërplasura.
- 3. si ndajf. Me zemër të plasur, me brengë në zemër. Shkoi (vdiq) zemërplasur.