ZEMËRUAR mb.

  • 1. Që e ka pushtuar zemërimi, që është nxehur, i inatosur. Ishte shumë i zemëruar. Bërtiste (çirrej) i zemëruar.
  • 2. Që është i pakënaqur me të drejtë, që është mbushur me zemërim nga veprimet e padrejta ose jonjerëzore të dikujt. Turmë e zemëruar.
  • 3. Që shpreh zemërim. Vështrim i zemëruar.
  • 4. Që i ka prishur marrëdhëniet e mira me dikë dhe nuk flet me të. Ishin të zemëruar e nuk flisnin.