ZEMBEREK m.

  • 1. Rrip metali i hollë e i përkushtuar zakonisht i mbledhur si rreth, i vë në lëvizje orën ose një mekanizëm tjetër me anë të forcës që ka kur mblidhet rreth boshtit të vet dhe që e lëshon kur çlirohet. Zembereku i orës. Boshti i zemberekut. Lodër (kukull, gramafon) me zemberek. U këput (u shkurdis) zembereku. I ndërroi zemberekun.
  • 2. bised. Çarku i pushkës; këmbëza e pushkës. Me gishtin në zemberek. Shkrep (heq) zemberekun e pushkës.
  • 3. fig. bised. Ajo që vë në lëvizje diçka, ajo që e nxit të ecë përpara, forca lëvizëse e diçkaje. Zembereku i punës (i prodhimit).
  • 4. krahin. Rezja e derës a e dritares. I vuri zemberekun. E mbylli me zemberek.