ZGAVËR f.

  • 1. Vrimë e madhe e gërryer a e hapur brenda trungut të një druri ose në një shkëmb. Zgavër e thellë. Zgavra e lisit (e gështenjës). Zgavër mali. Hyrja (goja) e zgavrës. Rrap (lis) plot zgavra. U fut në një zgavër.
  • 2. anat. Gropë a vend i zbrazët në trupin e njeriut, ku qëndrojnë organe të ndryshme jetësore. Zgavra e kraharorit. Zgavra e barkut. Zgavra e syrit. Zgavrat e kafkës.
  • 3. mjek. Gropëz në mushkëri e shkaktuar nga tuberkulozi; gropëz në dhëmballë e shkaktuar nga një sëmundje.