ZGJIDHEM I pës.

  • e ZGJEDH. Fara zgjidhet me kujdes. U zgjodh kryetar (sekretar). U zgjodh njëzëri.

ZGJIDHEM II vetv.

  • 1. vet. veta III. Lirohet nyja ose diçka tjetër e lidhur a e bashkuar; i lirohen e i bien lidhëset diçkaje të lidhur. Iu zgjidh gryka thesit. Iu zgjidh këpuca (opinga). U zgjidh litari. U zgjidh dengu.
  • 2. Lirohem nga diçka që më mban të lidhur, lirohem nga lidhëset a nga diçka me të cilën më kanë lidhur. Zgjidhu tani, po munde! Tani nuk zgjidhesh dot.
  • 3. fig. Lirohem nga një detyrim; bëhet i pavlefshëm detyrimi që kam ndaj dikujt; vet. veta III merr fund a ndërpritet diçka; kund, lidhet. Zgjidhem nga detyrimi që kisha. U zgjidh magjia. vjet.
  • 4. Pës. e ZGJIDH.
  • As lidhet, as zgjidhet shih te LIDHEM. Iu zgjidh (iu çel) gryka thesit shih te GRYK/Ë,~A. Iu zgjidh gjuha (goja) dikujt filloi të flasë lirisht, filloi ta thotë hapur mendimin e tij; e theu heshtjen.