ZGJIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZGJOJ, ZGJOHEM. Zgjimi nga gjumi. Zgjimi i kureshtjes. Zgjimi i vetëdijes politike (i ndërgjegjes kombëtare). Zgjimi i dëshirës për punë. Boria e zgjimit.
  • 2. Koha kur zgjohet dikush. Që nga zgjimi e deri në mesditë. U nisën fill pas zgjimit.
  • 3. vjet. Dituri, kulturë. U jepte zgjim të vegjëlve.