ZHGËNJEHEM vetv.

  • 1. Humbas shpresën e besimin që kisha te dikush a te diçka; dal i gënjyer, nuk më del ashtu siç e mendoja (kur më del keq). U zhgënjye në jetë (në dashuri). U zhgënjyen kur e panë.
  • 2. vet., veta III. Nuk del ashtu siç mendohej, por del keq, del krejt ndryshe nga ç'pritej (për një shpresë, një bindje etj.). Iu zhgënjyen shpresat (ëndrrat). Iu zhgënjye besimi.