ZHURITUR mb.

  • 1. Që është djegur fare, që është bërë shkrumb. Bukë e zhuritur. Pyll i zhuritur. Fshat i zhuritur.
  • 2. Që është tharë fare nga të nxehtët a nga mungesa e ujit, i përvëluar (për tokën, bimët); që ka etje të madhe, që është djegur për një pikë ujë; që është tharë a është përvëluar për ujë; i përvëluar, i djegur. Tokë e zhuritur. Pemë të zhuritura. Me buzë të zhuritura. Njomi fytin e zhuritur.
  • 3. fig. Që digjet nga malli, nga dëshira a nga dashuria për dikë a për diçka, i djegur, i përvëluar; që është lënduar e brengosur rëndë nga humbja e njerëzve më të dashur a nga ndonjë fatkeqësi e madhe, shumë i pikëlluar. I zhuritur për një fëmijë. I zhuritur nga dashuria (nga malli) për vendlindjen. Me zemër (me shpirt) të zhuritur. Nënë e zhuritur.