ZHVAT kal.

  • 1. Shkëput një copë nga diçka duke e tërhequr me forcë; ia heq mishin a lëkurën copa-copa; rrjep. Ia zhvati lëkurën. E zhvatën qentë. E zhvati me thonj (me dhëmbë). Zhvati një copë bukë. Mos e zhvat ashtu mishin!
  • 2. Heq a shkul diçka nga vendi ku është ngulur duke e tërhequr me forcë; rrëmbej diçka. I zhvati orën nga dora. I zhvati shaminë nga koka. Zhvati shpatin nga milli. U mundua t'ia zhvaste nga duart.
  • 3. fig. Marr nga të tjerët me forcë a me dredhi diçka që s'më takon, rrëmbej diçka që s'e meritoj a më shumë se meritoj; nxjerr përfitime e të mira me mënyra jo të ndershme; e grabit. Kishte zhvatur arkën e shtetit. Zhvati një shumë të majme. Ia zhvati të gjitha ç'kishte. Kërkon të zhvatë nga shoqëria. E zhvatën mirë e mirë. E kishte zhvatur atë tokë. Bejlerët e zhvatën popullin sa mundën. Zhvat andej e zhvat këtej.