ZHVILLUAR mb.

  • 1. Që është rritur e është forcuar mirë, që ka zhvillim të mirë; që i ka zhvilluar mirë aftësitë e veta për të kryer një punë, një veprim ose një veprimtari. Me trup të zhvilluar. Ka sy të zhvilluar.
  • 2. Që është pajisur e pasuruar me veti e cilësi të mira, me njohuri të reja etj.; që është ngritur në një shkallë të lartë, që është i pjekur nga ana ideologjike, politike etj.; që ka fituar përvojë të madhe. Njeri i zhvilluar. Ka sedër të zhvilluar. E ka të zhvilluar ndjenjën klasore.
  • 3. Që ka përparuar, që ka arritur një shkallë të lartë zhvillimi a një zhvillim më të madh se të tjerët; që ka marrë hov të madh. Vend i zhvilluar. Ekonomi (industri, bujqësi) e zhvilluar. Gjuhë e zhvilluar.