ZHVILLUES mb.

  • 1. Që nxit e ndihmon zhvillimin e diçkaje, që rrit forcën jetësore a vepruese të diçkaje, që shërben për ta zhvilluar më tej. Ushtrime zhvilluese. Krasitje zhvilluese. Masa zhvilluese.
  • 2. si em. ~, ~I m. ~, ~ IT. Ai që zhvillon më tej dhe e shpie më përpara një teori, një shkencë etj.; ai që vijon e përmirëson më tej punën e dikujt, ai që zgjeron e thellon më tej një ide, një tezë, një doktrinë etj. Zhvilluesit e mendimit shkencor.
  • 3. si em. ~, ~I m. ~, ~IT foto. Lëndë kimike e posaçme, tretësirë ku futet një film, një pllakë fotografike etj. për ta larë. Zhvillues i fortë. Përgatit zhvilluesin.