ZIERJE f.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve 1, 2 të foljes ZIEJ dhe kuptimeve të foljes ZIHET. Zierja e rakisë. Reparti i zierjes. Kazan zierjeje. Nxehet deri në zierje.
  • 2. tek. Mënyrë e ngjitjes së metaleve me anë të bashkimit e të shtrëngimit të dy pjesëve të tyre, që janë zbutur me nxehje. Zierje farkëtarie (elektrike). Zierje me gaz. Bashkim me zierje.