ZMBRAPSEM vetv.

  • 1. Tërhiqem prapa a detyrohem të tërhiqem prapa; zbythem; vet. veta III shkon prapa. U zmbraps menjëherë. Shuli i armës zmbrapset.
  • 2. fig. Tërhiqem nga një punë e nisur, nga një mendim i mëparshëm, nga një urdhër i dhënë etj. Nuk zmbrapset para vështirësive.
  • 3. Pës. e ZMBRAPS.