ËHË

  • I. f. pasth. bised.
  • 1. Përdoret për të shprehur keqdashje, përbuzje, mospërfillje, dyshim a mosbesim, habi etj.; aha. Ëhë, le ta përsëritë po të dojë! Ëhë, dashka dhe ai! Ëhë, ç'paska bërë! Ëhë, ç'ia punoi! Ëhë, s'na doli gjë.
  • 2. Përdoret kur shprehim keqardhje, dëshpërim a pendim. Ëhë, deri aty paska shkuar puna? Ëhë, ja që ndodhi tashti, s'kemi ç'bëjmë.
  • II. pj. bised. Përdoret kur shprehim një pohim a miratim në mënyrë jo të përcaktuar qartë, me kuptimin «posi», «posi jo», «ashtu është» (zakonisht si përgjigje). Është i mirë, a po jo? Ëhë. Të pëlqen? Ëhë. Si thua, nisemi? — Ëhë.