ËMBËLSOHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Bëhet e ëmbël një gatesë, duke i shtënë sheqer a diçka tjetër të ëmbël; bëhet me e ëmbël një gatesë, duke i shtuar sheqer ose një pemë, duke e lënë të Piqet mirë. Ëmbëlsohet kadaifi (revania, bakllavaja). Ëmbëlsohet molla (rrushi, qershia).
  • 2. Ha diçka të ëmbël dhe ndiej shijen e saj në gojë; fut diçka të ëmbël në gojë për të larguar shijen e hidhur, të kripur a të thartë. U ëmbëlsuan me llokume.
  • 3. vet. veta III fig. Bëhet e butë, zbutet (për klimën). Ëmbëlsohet moti.
  • 4. vet. veta III fig. Nuk dhemb a nuk djeg me si me parë, fillon pak nga pak të përmirësohet e të shërohet (për një plagë, një lungë etj.). U ëmbëlsua plaga.
  • 5. fig. Me kalon a me largohet zemërimi, qetësohem nga fjalët e mira e të ëmbla që me thotë dikush, zbutem; bëhem me i butë, me i dashur e me i shoqërueshëm; vet. veta III. zbutet një gjendje e acaruar, qetësohet diçka; nuk ka me vrazhdësinë a ashpërsinë që kishte ose që shprehte (për fytyrën, për sjelljen, për fjalën etj.). Kohët e fundit është ëmbëlsuar. U ëmbëlsuan fjalët. U ëmbëlsuan marrëdhëniet. U ëmbëlsua në fytyrë u çel duke shprehur kënaqësi për diçka.
  • 6. vet. veta III fig. Bëhet e këndshme, e gëzueshme a e lumtur (jeta a puna e dikujt, biseda etj.).
  • 7. vet. veta III fig. Bëhet me pak i pjerrët, vjen me i shtruar e jo fare thikë; bie me butë e me qetë. Ëmbëlsohen shpatet. Ëmbëlsohet rrjedhja e lumit.
  • 8. fig. Mësohem me diçka, nuk me duket e huaj; fillon të me pëlqejë diçka, filloj ta ndiej a ta kuptoj dobinë që kam prej diçkaje. U ëmbëlsuan me fshatin.