ëndërr
ËNDËRR f.
- 1. Ajo që shohim në gjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë. Ëndërr e keqe (e frikshme, e llahtarshme, e çuditshme). Pashë një ëndërr. E pashë në ëndërr. M'u shfaq (me doli, m'u bë) në ëndërr. Si në ëndërr.
- 2. Dëshirë e zjarrtë për diçka që duam të na plotësohet në të ardhmen. Ëndërr shekullore. Ëndrrat e rinisë. Ëndrrat e poetit. Thur ëndrra. Iu përmbushën (iu plotësuan) ëndrrat.
- 3. Diçka e krijuar nga përfytyrimet, nga imagjinata ose nga fantazia; dëshirë a synim që nuk mund të plotësohet, diçka e ëndërruar me kot, lodër e fantazisë; gjë e kotë, iluzion. Ëndrra me sy hapur (me sy çelur, zgjuar, në mes të ditës, në diell) dëshira të kota që nuk mund të plotësohen asnjëherë. Rronte me ëndrra. Ajo ishte vetëm një ëndërr.
- Përkëdhel një ëndërr shih te PËRKËDHEL.