Partini
Partini, hyjni supreme e fisit ilir të Partinëve. Identifikohej me Jupiterin romak.[1]
Posejdoni
Posejdoni - Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.<> Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.<> Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean.<> Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.[2]