Historia e Sistemit Periodik të Elementeve


Në shekullin XVIII (18) kimistët i klasifikonin substancat në: substanca të thjeshta dhe substanca të përbëra.

- substanca të thjeshta në elemente dhe

- substanca të përbëra në përbërje kimike


Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve në një sistem periodik.


Deri në fund të shekullit XVIII ishte zbuluar një numër i madh i elementeve. Si rezultat i kësaj lind nevoja për klasifikimin e tyre. Në këtë drejtim ka pasur përpjekje të ndryshme për klasifikimin e elementeve në bazë të vetive të tyre fizike e kimike.


Elementet, përgjithësisht klasifikohen në metale dhe në jometale.


Është e njohur se gjatë reaksioneve kimike masat atomike të elementeve mbeten të pandryshueshme. Prandaj edhe klasifikimi i elementeve ka filluar të zbatohet, duke marrë për bazë masat atomike.


Përpjekjen e parë për klasifikimin e elementeve, duke u bazuar në masat atomike të elementeve deri atëherë të njohura e ka bërë kimisti gjerman, Deberajner (Johan Wolfang Döbereiner, 1829).



Fillimet e tyre i përkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Doberajner, tregoi se masa e Stronciumit në një përbërje kimike gjendet midis masave të dy elementeve të ngjashëm, Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalotokësore) e në përbërje kimike të ngjashme. Ai klasifikoi nga tre elemente me veti kimike të ngjashme dhe grupet e tilla i quajti triada.


Më vonë u bënë të njohura dhe treshe të tjera elementesh të ngjashëm....Triada. ..p.sh triada e halogjeneve ku renditeshin klori,bromi e jodi. Triada e metaleve alkaline, ku renditeshin Litiumi, natriumi e kaliumi.


Kimistë të tjerë kanë treguar se elementet mund të grupoheshin në bashkësi me më shumë elemente të ngjashëm. Kështu magnezi iu shtua alkalino tokësorëve, fluori iu shtua halogjeneve etj. Po kështu oksigjeni, squfuri, arseniku, antimoni e bismuthi që nga 1854 bëjnë pjesë në një familje.


Klasifikimi i elementeve në triada nuk paraqet ndonjë sukses të madh. Ishte e pamundshme që të gjitha elementet, të cilat njiheshin në atë kohë, të radhiten në triada.


Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua, i vendosi elementet sipas rritjes së masës atomike.


Pohimi se vetitë e elementeve janë në varësi periodike të masës atomike të tyre përbën ligjin periodik.


Kimisti Anglez Njulends me 1863 propozoi një sistem klasifikimi të elementeve sipas rritjes së masës atomike. Elementet ishin ndarë në shtatë grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifikim Ligj i Oktatave.

Kimisti anglez, Njulendsi (John Alexander Reina Newlands (26 November 1837 – 29 July 1898)), në vitin 1 864 duke u bazuar në masat atomike të tyre, i ka klasifikuar elementet në shtatë vargje horizontale. Ai ka vërejtur se vetitë kimike të elementeve përsëriten te çdo i teti element. Kjo radhitje është në analogji me notat muzikore. Për këtë shkak, kjo mënyrë e klasifikimit të elementeve është quajtur ligji i oktavave.


,


Kimisti gjerman, Lotar Majer (Julius Lotar Meyer), ne vitin 1870, ka vërejtur se vetitë e elementeve, në të shumtën e rasteve, janë funksione periodike të masave atomike.


Por, këtë dukuri e ka vërejtur dhe e ka zgjidhur me sukses kimisti rus Mendelejevi (Dimitri Ivanoviq Mendelev, 1834-1907), në vitin 1869. Në kohën e Mendelejevit kanë qenë të zbuluar gjithsej 63 elemente. Ai i ka radhitur elementet sipas rritjes së masave atomike të tyre dhe çdo elementi i dha nga një numër që e quajti-NUMËR RENDOR. Ai ka vërejtur se vetitë kimike të elementeve përsëriten në mënyrë periodike. Pas radhitjes së disa elementeve ka ardhur në përfundim se vargun duhet ndërprerë në mënyrë që elementet që kanë veti të ngjashme fizike dhe kimike të vendosen përfundi njëri-tjetrit.


Mendelejevi ka lënë vende të zbrazëta, të cilat duhej të plotësoheshin me elemente të reja ende të pazbuluara. Në bazë të vetive të elementeve të njohura, Mendelejev ka parashikuar se do të zbulohen elemente të reja.



Mendelejevi kreu një studim të thelluar midis masës së elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike. Ai propozoi një tabelë të përbërë nga 17 shtylla e me pas një tabelë me 8 shtylla e cila u përdor për shumë kohë e më vonë u zëvendësua me tabelën me perioda të gjata, të cilën e përdorim edhe sot.


Përveç kësaj, ai i ka parashikuar edhe vetitë e elementeve ende të pazbuluara.


Radhitjen e elementeve, Menedelejev e ka bërë në tabelën që quhet Sistemi periodik i elementeve. Pas radhitjes së 63 elementeve Mendelejevi vërejti se vetit e elementeve përsëriteshin në mënyrë periodike, këtë ligjshmëri që paraqet një ligj natyror Mendelejevi e quajti Ligj periodik. Mendelejevi e ka formuluar ligjin periodik, i cili përkufizohet në këtë mënyrë:


Vetit e elementeve kimike janë në varësi periodike me masat Atomike të tyre.


Ose; Ndryshimet e vetive të elementeve janë funksione periodike të masave të tyre atomike.


Grupin VIIIA (8a) ,gazet e plogëta (inerte), që nuk njiheshin në kohën e Mendelejevit, e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin.


Meritë e Mendelejevit është që ai ka formuluar ligjin periodik të elementeve. Në bazë të këtij ligji, janë bërë parashikime që më vonë janë përmbushur. Vetë Mendelejevi si dhe bashkëpunëtorët e tij kanë parashikuar zbulimin e germaniumit. Ai ka lënë vendin e zbrazët për këtë element. dhe i ka parashikuar vetitë e tij fizike dhe kimike. Kështu, ai i ka dhënë emrin eka silic.

Germaniumi është zbuluar pas klasifikimit të elementeve nga Mendelejevi. Kjo është dëshmi më e rëndësishme e saktësisë së Sistemit periodik të elementeve.


Përkundër kësaj, janë vërejtur disa përjashtime nga rregulla e radhitjes së elementeve në bazë të rritjes së masës atomike. Për shembull, kaliumi me masë atomike 39.1 radhitet pas argonit me masë atomike 39.5. Pastaj kobalti me masë atomike 58.92 radhitet para nikelit me masë atomike 58.7. Gjithashtu edhe teluri me masë atomike 127.6 radhitet para jodit me masë atomike 126.9.


Mendelejev nuk ka mund t’i shpjegoje arsyet për këto devijime. Në atë kohë nuk kanë qenë të njohura pjesët përbërëse të atomit e as ekzistimi i izotopeve.


Më vonë është gjetur se më drejt dhe më saktë është që elementet të klasifikohen duke marrë për bazë numrin atomik të tyre (Z).


Në vitin 1913, Mozli (H. Moseley) ka treguar se numri rendor i elementit (Z) është baza e vërtetë për klasifikimin e elementeve, e jo masa atomike. Mozli tregoi se numrat rendor të elementeve në sistemin periodik ishin të njëjtë me numrat Atomik (Z) që paraqesin numrin e protoneve në bërthamën e atomit. Sot duke u bazuar në zbulimin e Mozlit , ligji periodik formulohet kështu:


Vetit e elementeve kimike janë në varësi periodike me numrin atomik të tyre.



Në bazë të kësaj është modifikuar ligji periodik dhe ky shprehet:


Ndryshimet e vetive të elementeve kimike janë funksione periodike të numrit atomik të tyre.


Pas zbulimit të elektronit nga fizikanti Tomson dhe propozimit të teorisë bërthamore të ndërtimit të atomit nga Ratherford, fizikanti anglez Van Den Brok, vuri re se ngarkesa e bërthamës që e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit në sistemin periodik.


Fizikanti anglez Mozli përcaktoi vlerat e sakta të numrit atomik të elementeve nëpërmjet studimit të spektrave të tyre rentgen X.


Më vitin 1922 Bori bëri një interpretim të tabelës sipas strukturës elektronike të atomit dhe propozoi tabelën me perioda të gjata, që përdoret edhe sot.



Elementet kimike janë të vendosura në tabelë që quhet SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE. Në këtë tabelë elementet janë të shënuara me simbole kimike dhe janë të radhitura në bazë të numrit atomik prej më të voglit nga më i madhi. Sistemi periodik është kryesorë për çdo kimist. Në sistemin periodik mund të caktohen vetit kryesore dhe strukturat e atomit me elektrone.


Klasifikimi i parë i elementeve rrjedhë që nga shek 19 kur njiheshin 63 elemente. Këto ishin të ndara në dy grupe: Metale dhe joMetale. Ky klasifikim kishte një dobësi sepse kishte dallime të mëdha në vetit e metaleve të caktuara por edhe midis jometaleve. Prandaj kishte nevojë për një klasifikim të ri të elementeve.

Punoi Arsimtar Sefedini