PLAS jokal.

Pëlcas. Plasin minat. Plasi topi (goma). Plasi gota. Plasi muri (tavani). Plasi lufta (kryengritja). Ia plasi vajit (gazit). Plasën grindjet. Plasi ta shihte. Plasi nga mërzitja. Plasi nga inati. Plasi nga vapa. Mjaft më, se na plase! Plasi duke qarë fëmija. Plasën për ujë. E plasi përdhe diçka.

  • Më plasi buza u sfilita, u lodha shumë, u mundova shumë; më erdhi në majë të hundës. I plasi në duar (në dorë) diçka shih te DOR/Ë,~A. Plasi dreqi mbaruan më së fundi pengesat, ngatërresat e të këqijat. I plasi në kokë dikujt

a) i hipi në kokë, iu tek papritur;

b) i ra në kokë, e gjeti papritur (një e keqe). Më plaçin sytë! përdoret si betim kur duam ta sigurojmë dikë se themi të vërtetën. Të plaçin sytë! mallk. ku e ke mendjen, që po e shkel diçka ose që po e bën keq a po e dëmton?! Ia plasi ndër sy dikujt ia tha troç e me guxim, ia përplasi në fytyrë. Më plasi (më hëngri) shpirtin më mërziti shumë, më dëshpëroi shumë; më mundoi shumë. Më plasi tëmblin dikush a diçka më mundoi shumë, më lodhi, më sfiliti; më plasi shpirtin. Më plasën tëmthat më dhemb koka shumë; u lodha shumë duke bërë punë mendore; kam punuar tej masës. I plasën (i dolën) trutë shih tek TRU,~RI. I plasi (i shpërtheu) mina ndër duar shih te MIN/Ë,~A. Ia plasi zemrën e mundoi dhe e mërziti shumë, e bëri të humbiste durimin; ia hëngri shpirtin. Nuk vdiq, po plasi (pëlciti) shih te PËLCAS. Duro zemër e mos plas! shih te DUROJ. I ka plasur cipa (peta) e ballit keq. shih te CIP/Ë,~A. I ka plasur damari (delli) i ballit (i marres) keq. shih te. DAMAR,~I. Plasi Muçoja për dyfek tall. shih te DYFEK,~U. Shih me sy e plas me zemër (shih me sy e s'është për ty) shih te SY,~RI.