SUBJEKTIVIST mb.

  • 1. Që mbështetet në mendimet dhe në dëshirat e veçanta të një njeriu dhe jo në kushtet reale e në kërkesat objektive. Veprime (metoda) subjektiviste. Vlerësime subjektiviste të gjendjes. Pikëpamje (qëndrime) të gabuara subjektiviste.
  • 2. filoz. Që ka të bëjë me idealizmin subjektiv, që lidhet me subjektivizmin. Teoritë subjektiviste.