Faqet kthjelluese janë faqe të cilat nuk janë artikuj, por kanë lidhje tek artikuj me emër te njëjtë apo të ngjashëm dhe sqarojnë përmbatjtet e tyre meqënse titulli është i shumëkuptimshëm. Për shëmbull, Vera është njëra nga katër stinët, por është edhe një pije alkoolike. Faqet kthjelluese dallohen duke vendosur në fund të faqe stampën {{Kthjellim}} e cila tregon tekstin e mëposhtëm:


Shpjegim
Shpjegim

Kjo është një faqe kthjelluese. Në qoftë se erdhët këtu duke ndjekur një lidhje nga një artikull tjetër, mund të ktheheni mbrapa dhe të rregulloni lidhjen që të tregojë artikullin e duhur.


Në qoftë se njëri nga artikujt nën çështje është shumë më i dëgjuar se të tjerët, atëherë ai artikull mund të vendoset nën titullin kryesor dhe faqja kthjelluese me lidhjet e artikujve të tjerë vendoset nën Titulli (kthjellim) dhe sipër faqes së artikullit kryesor vendoset një lidhje tek faqja kthjelluese përkatëse.