Wiktionary:Si fillohet një faqe
Krijimi i artikujve të rinj është një rrugë e mirë për ta ndihmuar WikiFjalori-n të rritet në shtrirje (dhe thellësi). Kështu mund të filloni një faqe WikiFjalori:
Nisja e një faqeje
Thjesht shtypni çfarë dëshironi te kutia ''kërkoni'' (zakonishtë është në anën e majtë të faqes) dhe shtypni ''Shko''. Kjo ose ju sjell deri tek një artikull që tanimë ekziston apo tek një faqe që ju informon se nuk ka asnjë artikull (nuk është shkruar akoma). Në këtë rast ju mund të shtypni (klikoni) tek linku në të kuqe ''fillo një artikull me këtë emër'' edhe një kuti redaktimi do të hapet. Shkruani çka dëshironi në faqen e re (shiko: Si redaktohet një faqe, ose Wiktionary:Tutorial). Kur të përfundoni shtypni pullën ’’Trego parapamjen’’ në fund të faqes për ta shikuar se si duket faqja. Nëse rezultati shfaqet ashtu si ju dëshironi atëherë në fund të faqes shtypni (klikoni) pullën ’’Kryej ndryshimet’’ dhe kështu keni krijuar një artikull.
Nisja e një faqeje prej një lidhje të kuqe ekzistuese
Përderisa lexoni artikuj në WikiFjalor mund të shihni lidhje të klikueshme me ngjyrë të kuqe ose të kaltër. Në të kaltër janë lidhjet që tashmë ekzistojnë, kurse lidhjet në të kuqe janë për artikujt që nuk janë shkruar akoma. Po që se klikoni mbi një lidhje në të kuqe, do t'ju hapet e njëjta kuti redaktimi bosh si u shpjegua më sipër.
Gjërat që duhet ti dini
- Se cilët artikuj lejohen shihni Vini Re
- Se si duhet të duket një artikull shihni Çfarë është një artikull
- Lidhur me të drejtat e autorit mbi kontributin tuaj shihni Liçenca GNU për Dokumentim të Lirë
- Mbi respektimin e të drejtave të autorit të të tjerëve shihni Wiktionary:Të drejta autori
Nisja e Livadhit tuaj
Livadhi është një vend i dobishëm për të provuar redaktimin nga përdorues me çfarëdo shkalle përvoje. Ka një të tillë të zakonshëm për këdo (Livadhi), lënda e kësaj faqeje fshihet rregullisht. Përdoruesit e regjistruar mund të krijojnë livadhin e tyre duke shtypur Përdoruesi:Emrin e përdoruesi/Livadhi (shembull:Përdoruesi:Zeke/Livadhi) te kutia ''Kërkoni'' e WikiFjalori-it dhe duke shtypur butonin Shko.
Gjeni më tepër rreth temës
Mund të gjeni të dhëna të mëtejshme këtu:
- Nga Wikipedia Shqip: Si e redakton dikush një faqe;
- Veprime redaktimi, në përgjithësi, tek Pyetje Përgjigje.