dëboj
DËBOJ kal.
1. E detyroj dikë të largohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj. me forcë a me të keq; e nxjerr jashtë; përzë, ndjek, largoj; shporr. E dëboi nga shtëpia. I dëbuan nga toka (nga fshati). E dëbuam armikun (pushtuesin). Dëboji qentë!
2. E largoj dikë me detyrim a me të keq nga një organizatë, nga një veprimtari e përbashkët etj.; e pushoj dikë nga puna, e përjashtoj nga shkolla etj., e përzë. E dëbuan nga puna (nga shkolla). I dëbuan nga radhët e partisë.
3. edhe fig. Largoj, heq. I dëboi era retë. Dëboi dyshimet (një mendim të lig).