dëgjohem
DËGJOHEM vetv.
1. Ndihem, kuptohet që jam i pranishëm (nga zhurma që bëj a nga zëri). Nuk dëgjohej fare në shtëpi. Ecën pa u dëgjuar. Heshti e nuk u dëgjua më. Dëgjohet në tërë lagjen. Vetëm ai dëgjohet këtu.
2. vet. veta III. Rroket me anë të veshit, tingëllon, i vjen zëri a tingëllima; ndihet. Dëgjohet një zë. Dëgjohen krisma (pushkë, të shtëna). Dëgjohen hapat e tyre. Dëgjohet zhurma e ujit.
3. Pës. e DËGJOJ. U dëgjua me vëmendje.
- Dëgjohet nëpër botë keq. merret nëpër gojë, flasin e përflasin për dikë. I dëgjohet fjala dikujt ia pranojnë mendimin, porositë etj., ka ndikim tek të tjerët, i shkon fjala, i zë vend fjala. Nuk dëgjohet as miza shih te MIZ/Ë,~A. Do t'i dëgjohet (do t'i ndihet) shurukama shih te SHURUKAM/Ë,~A. Iu dëgjua zëri shih te ZË,~RI. S'i dëgjohet zëri (fare) dikujt shih te ZË,~RI. Nuk është parë e as dëgjuar diçka shih te SHIHEM. Dëgjohet vetëm kambana e tij keq. shih te KAMBAN/Ë,~A. Duhen dëgjuar të dyja kambanat shih te KAMBAN/Ë,~A. Më sa dëgjohet qyqja në dimër shih te QYQ/E,~JA.