dëmshpërblim
DËMSHPËRBLIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DËMSHPËRBLEJ, DËMSHPËRBLEHEM. Padi dëmshpërblimi.
2. Shpërblimi në të holla a në natyrë që paguan dikush për dëmin që i ka bërë një tjetri. Dëmshpërblimet e luftës detyrimi që duhet t'i paguajë shteti i mundur fituesit për dëmet që i ka shkaktuar gjatë luftës. Shuma e dëmshpërblimeve. Kërkoi dëmshpërblim. Paguan dëmshpërblimet. Merr dëmshpërblimin.