DËMTUES m.

1. Kandërr, shpend etj. që dëmton bimët a kafshët. Dëmtuesit e bimëve (e perimeve, e arave). Dëmtuesit e gjësë së gjallë. Lufta kundër dëmtuesve. I shfarosën dëmtuesit.

2. Ai që i shkakton dëm shoqërisë ose pronës shoqërore; keqbërës. Dëmtues i pasurisë socialiste (i pronës kolektive). Dëmtuesin e gjykoi (e dënoi) vetë masa.


DËMTUES mb.

1. Që shkakton dëme; dëmtar. Kandrra (kafshë) dëmtuese.

2. Që sjell pasoja të këqija për shoqërinë, i dëmshëm, dëmprurës. Faktorë dëmtues. Veprimtari dëmtuese.