DËNIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DËNOJ, DËNOHEM. Dënimi i fajtorit. Dënimi i agresorit. Dënimi i zakoneve prapanike. Masë dënimi. Goditje dënimi. sport, goditje e topit që jepet si dënim ndaj një skuadre, kur njëri nga lojtarët e saj shkel rregullat e lojës.

2. Masa ndëshkimore që i jepet dikujt me vendim gjyqi për një faj a për një krim; vendimi i gjyqit për një masë të tillë. Dënim përfundimtar (kryesor, plotësues). Dënimi penal. Dënim me vdekje (me heqje të lirisë, me kusht, me gjobë, me riedukim nëpërmjet punës). Caktimi i dënimit. I njoftoi (i lexoi) dënimin. I dha dënimin. Ia ulën dënimin. E kreu dënimin.

3. Ajo që pëson a vuan dikush për një gabim, për një sjellje të keqe, për një shkelje të rregullave a të kërkesave, të moralit shoqëror etj.; masa që merret kundër tij; ndëshkim. Dënim i lehtë (i rëndë). I dhanë një dënim. Mori dënimin e merituar.