DËRRMOHEM vetv.

1. vet. veta III. Bëhet copa-copa të vogla; bëhet thërrime, thërrmohet. Dërrmohet buka (djathi). U dërrmua duhani.

2. vet. veta III bised. Shkoqet (për misrin, grurin etj.). Dërrmohet gruri kur nuk e korrin me kohë.

3. Vritem keq a plagosem duke u përplasur diku etj.; shembem, copëtohem. U dërrmua te gurët. U dërrmua në krah. U dërrmua keq. I janë dërrmuar këmbët (gishtat).

4. edhe fig. Lodhem a dobësohem shumë duke bërë diçka, këputem, rraskapitem; përpiqem e mundohem shumë, copëtohem. U dërrmua në punë. Ishin dërrmuar nga udha. U dërrmua për të rritur fëmijët.

5. fig. Tronditem shumë, vritem shpirtërisht.

6. Pës. e DËRRMOJ I.