DËSHTIM m.

1. Veprimi dhe rrjedhimi i tij sipas kuptimeve të foljes DËSHTOJ. Dështimi i bagëtive. Dështimi i foshnjës (i pjellës). Dështimi i mbledhjes. Dështimi i planeve (i komplotit). Dështimi i përpjekjeve. Dështimi i kryengritjes. Pësoi dështim të plotë.

2. mjek. Ndërprerje e parakohshme e barrës dhe nxjerrja e pjellës kur s'është e aftë të jetojë jashtë trupit të nënës, prishja e barrës. Dështim i lejueshëm (i palejueshëm). Bëri një dështim.