dadë f.

  1. shih DADO, ~JA I. E vinte dada në gjumë. Shumë dada e mbytin fëmijën. fj. u.
  2. Emër me të cilin zakonisht fëmijët e vegjël thirrësin me përkëdhelje atë që përkujdeset për ta (gjyshen, nënën a motrën e madhe). Erdhi dada. Të pastë dada! Eja te dada!
  3. vjet. Grua që vishte nusen ditën e dasmës ose që përkujdesej për të gjatë dasmës; dasmoresha që shoqëronte nusen. E veshi dada. Nuses i rrinte pranë dada. Dada rrinte gjithnjë pas kalit.
  • I rri si dadë dikujt nuk i ndahet, kujdeset në mënyrë të tepruar për dikë, duke mos e lënë t'i bëjë vetë as gjërat më të vogla. S'e ka dadë dikë nuk ia dëgjon këshillat a porositë dikujt; s'është i vogël që të zbatojë vetëm udhëzimet e më të moshuarve.