dalldis
DALLDIS jokal.
1. Bie në dalldi. Dalldisi në ëndrra. Dalldisi fare nga ato fjalë. Dalldisi nga të mirat.
2. Jepem aq shumë pas dikujt a pas diçkaje saqë harroj gjithçka rreth vetes, e humbas mendjen pas dikujt a pas diçkaje. Dalldisi pas punës. Dalldisi pas pëllumbave. Dalldisi pas fëmijëve. Dalldisi pas asaj.
3. vet. veta III. Hidhet përpjetë me vrull; fryhet shumë; rritet me vrull e i fuqishëm (për bimët); shpërthen. Dalldisi flaka përpjetë. Dalldisi rrushi në kade. Misri ka dalldisur sivjet. I dalldisi plaga iu mahis shumë plaga.
4. Më mbushet mendja dhe marr guximin për të bërë diçka, vendos me guxim, kuturis. Më në fund dalldisi. Dalldisi dhe e zuri.