DANTELLË f.

Thurje e hollë me pe, me forma, me dredha e me zbukurime të ndryshme, që punohet me grep dhe që zakonisht qepet anëve të veshjeve, të perdeve etj. Këmishë (shami, perde) me dantella. Zbukurim me dantellë. Thur (end, bëj) dantella. Zbukuroj me dantella.