DASHTËR f.

1. bot. Bimë barishtore e egër, me kërcell të drejtë e të lartë, me gjethe të gjera, të çara e të kthyera nga lart, me gjemba të fortë, që çel në verë lule të bardha.

2. arkit. Zbukurim në trajtën e kësaj bime, i gdhendur në kapitelin e shtyllave korintike.