DASHUROR mb. kryes. poet.
Që ka të bëjë me dashurinë, që ka dashuri, dashurie, i dashurisë; që shpreh dashuri; që i kushton dashurisë. Marrëdhënie (lidhje) dashurore. Ndjenja (dhembje, ëndërr) dashurore. Fjalë dashurore. Këngë dashurore.