dava
DAVA f. bised.
1. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve; sherr. Ishin në dava me të. Bëri dava u grind.
2. Punë; telash. Dava e vjetër. Dava boshe. Dava dy ditësh.
3. drejt., vjet. Ankim, padi; gjyq. Bëri dava. Ngriti një dava. E fitoi (e humbi) davanë.
- E fitoi davanë doli i fituar, fitoi. E humbi davanë s'fitoi gjë, nuk ia arriti qëllimit, dështoi. Kur s'ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë? fj. u. shih tek AR/Ë,~A. Hamë bukën tonë e bëjmë davanë e botës (rrahim thekrën e botës) shih te BUK/Ë,~A.