deformoj
DEFORMOJ kal., libr.
1. Ia prish dikujt formën e trupit a të një pjese të tij dhe e shëmtoj, shtrembëroj; ia prish formën diçkaje, shformoj. E deformoi kazanin (gypin). E deformoi derën. Ia deformoi sëmundja trupin. Pasqyrë që të deformon.
2. fig. keq. E shtrembëroj qëllimisht diçka (realitetin, një fakt etj.); mundohem ta paraqit diçka jo ashtu siç është, por ashtu siç me intereson; shtrembëroj. Deformon faktet. Deformon thelbin e çështjes. Deformon të dhënat.