DEGËZIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DEGËZOJ, DEGËZOHET. Degëzimi i pemës. Degëzimi i rrymës. Degëzimi i ujësjellësit. Degëzimi i aparatit shtetëror. Kuti degëzimi. elektr. Filloi degëzimi i hardhive.

2. Degë më e vogël që del nga një degë tjetër ose që lidhet me një degë më të madhe; rrymë, vijë, rrugë a diçka tjetër që del a ndahet nga një degë kryesore; degë, krah. Degëzime anësore. Degëzimet e pemës. Degëzimet e hekurudhës. Degëzimet e sharrave. Degëzimet e vetëtimave. Ka degëzime të shumta. Formohen degëzime. E ndau në dy degëzime.