dehem
DEHEM vetv.
1. Më turbullohet mendja e humbas kontrollin e vetvetes duke pirë raki, verë etj., pihem. U deh me raki (me verë). U dehën të gjithë. Dehet shpejt. Nuk dehet kurrë.
2. fig. Më turbullohet mendja, bie në një gjendje kënaqësie të madhe shpirtërore sa harroj gjithçka tjetër. U deh nga gëzimi (nga lumturia). U deh nga fitoret (nga të mirat). Nuk dehet nga fjalët e bukura.
3. Pës. e DEH.
- Dehet pa pirë iron. e humbet mendjen, turbullohet shpejt, pa ndonjë arsye të rëndësishme, pa shkak; është tepër mendjelehtë e i papërmbajtur. Dehet me një iron. gëzohet e entuziazmohet kot, dehet pa pirë. Tjetri pi, ai dehet shih te PI.